Sport Bild raporton se skuadra e Eintracht Frankfurt-it, ka ofruar te Werder Bremen-i 12 milionë euro, për të siguruar shërbimet e lojtarit të Kombëtares së Kosovës, Milot Rashicës.
Sipas një artikulli të botuar në “Finance Magazine”, Werder-i duhet të gjenerojë sa më shpejt 9.4 milionë euro të ardhura në mënyrë që të sigurojë licensimin në Bundesligën e Dytë.
Duke qenë dhe përballë këtij fakti, Sport Bild pohon se shitja e anësorit të Kosovës do të jetë vetëm çëshjte kohe.
Eintracht-i kërkon të marrë shërbimet e Rashicës për të zëvendësuar Filip Kostiç-in, që pritet të largohet pasi ka interes nga disa klube si: Inter-i, Juventus-i dhe Hertha Berlin-it.