Fjoralba Ponari thotë se do t`i bashkohet politikës në të ardhmen

Moderatorja shqiptare ka treguar se ajo mund të vazhdojë në politikë.

Moderatorja e njohur e ekranit televiziv shqiptar, para disa vitesh kishte marrë pjesë në “The Voice of Albania”, shkruan lajmi.net.

Ajo në program u shqua për zërin e saj të veçantë ndonëse nuk morri çmimin final dhe tash e disa vite ajo po punon si moderatore në emisione të ndryshme por si duket muzikën nuk e ka lënë anash asnjëherë.

Ndërsa së fundi ajo çuditi me deklaratën e saj se do t`i bashkohet politikës pas punës në televizion.

Në një intervistë virtuale me ndjekësit e saj ajo u pyet se a do të mendonte se do të mund ti bashkohej politikës pas televizionit dhe përgjigja e Fjoralbës ishte se mundet dhe do t`ia dal mbanë.