Në partinë më të madhe opozitare në vend ka kohë që po alarmojmë që situata aktuale në Veri, ku shtabet e krizës atje që kanë në përbërje edhe njerëz nga strukturat paralele të kontrolluara nga Beogradi, po i marrin vendimet i bie një lloj humbje e sovranitetit të shtetit. Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka folur për InDoks.
Gjoshi ka përmendur një sërë ngjarjesh e zhvillimesh, që thotë se janë fakte për shkelje të sovranitetit të Republikës në Veri e që Qeveria Kurti e toleroi këtë.
“Ky është fakt i ditur, e kanë argumentar edhe vetë njerëzit e Vetëvendosjes, të cilët kanë treguar se të shtunën e të dielën e kaluar ka pasur orë policore. Gjatë tërë kohës qytetarët atje kanë pasur një orar tjetër të gjendjes së orës policore ku njerëzit nuk kanë mundur të lëvizini nga një ditë sipas orarit apo vendimi të Kosovës. Gabimi më i madh që e kemi pa në këtë pjesë është që ata kanë tentuar t’i fshefin veprimet e tyre, kanë tentuar me gënjeshtra të mundohen t’i mbulojnë paafatësitë e tyre. Deri dje nuk i kanë futur as në statistikat e tyre, është gabim që nuk do ti falet është një legalizim i ndarjes së Kosovës edhe në aspektin territorial të popullësisë. Ne kemi investuar që të intregrohemi të ruajmë një shtet unik, kemi humbur njerëz për ta rujt këtë, e mos ta harrojmë korrikun ku një nga djemtë tanë ka humbur edhe jetën duke kontribu për një territory kompakt në Kosovë”, ka thënë Gjoshi.
Kurse deputetja nga PDK-ja, Valdete Idrizi, në një intervistë për InDoks ka thënë se Serbia është duke menaxhuar sovranitetin në veri. Madje ajo e ka kritikuar me fjalorin që po përdor kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
“ Kur ka të bëjë për ruajtjen e shtetit dhe sovranitetit duhet të punojmë i madh e i vogël bashkë, e kemi parë që kanë tentuar të hyjnë ilegalisht nëpër male, kemi parë se me çfarë fjalori fliste kryeministri tashmë në detyrë, e tash del e thotë jo unë fokusin kryesor e kam tek pandemia. Nuk është korrekte në njerën anë po thu jo nuk merrem në anën tjetër me një fjalor më një gjuhë shqetësuese për qytetarët me ato video konferenca që ka dhënë në këtë kohë kur Serbia po menaxhon Veriun. Në këtë kohë kur qytetarët po përballen më një armik të padukshëm e ai po përdor fjalor për gjakderdhje, vëllavrasje, revolucion, gjakderdhje financiare e terminologji të reja”, ka thënë Idrizi.