Barcelona zyrtarizon Emersonin

Barcelona e ka shfrytëzuar opsionin për ta rikthyer Emerson Royalin nga Betisi. Emerson i ka kaluar dy stinorë huazim te Betisi nga Barcelona.

Ai do të kthehet te Barcelona më 1 korrik. Barcelona ka paguar 9 milionë euro për rikthimin e Emersonit. 

Emerson nga krahu i djathtë në stinorin e sapo përfunduar shënoi pesë gola dhe asistoi dhjetë tjerë. Emerson në Brazil kishte luajtur për klube si Ponte Preta e Atletico Mineiro.

Ai ishte transferuar te Barcelona në janar të vitit 2019, por menjëherë u huazua te Betisi. Me Brazilin, Emerson e ka luajtur një ndeshje.