Dalin video të tjera të gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani vijon të marrë gjithë vëmendjen, jo vetëm sepse për të autoritetet e drejtësisë kërkojnë shkarkimin nga detyra, por për shkak të publikimit të tjera të videove.

Ajo shfaqet sërish në automjet, duke bërë poza seksi, duke treguar veshjet luksoze e duke dëgjuar muzikë, ndërsa në një moment tregon edhe gishtin e mesit… Këto video të reja, të publikuara në TikTok-un e saj, e rëndojnë edhe më tej pozicionin e magjistrates.

Këtë të mërkurë, Këshilli i Lartë Gjyqësor e ka futur në rendin e ditës çështjen e Kapedanit, pas kërkesës së Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, për pezullim dhe shkarkim nga detyra, për shkelje disiplinore.

Kapedani u vu në qendër të vëmendjes vetëm dy ditë më parë, kur u publikuan videot e para të postuara nga ajo në TikTok. Në to ajo shfaqej duke bërë sfilatë në ambientet e brendshme të gjykatës./tvklan