Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se në QKUK, klinikat COVID-19 dhe në spitalet e përgjithshme, në bazë të raportit për datën 2 qershor 2021, po trajtohen 138 pacientë.
Prej tyre, 57 janë të konfirmuar me COVID-19, 3 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 99 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 86 pacientë: 1 pacientë janë në gjendje të rënduar, 26 janë të konfirmuar me Sars Cov-2 dhe 71 janë me oksigjeno-terapi.
“Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 23 pacientë, 1 është në gjendje të rëndë, Klinika e Pulmologjisë, 62 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 1 pacient. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 52 pacientë: 31 të konfirmuar pozitivë, 28 me oksigjeno-terapi. 1 në gjendje të rëndë”, thuhet në njoftim.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 9 pacientë, Spitali i Gjakovës, 7 pacientë, Spitali i Pejës, 17 pacientë, Spitali i Gjilanit, 9 pacientë, Spitali i Ferizajt, 3 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 4 pacientë.