Përdoruesit e Gmail, Photos dhe Drive prej muajsh janë paralajmëruar për ndryshimet drastike të përmbajtjeve të tyre, por rregullat e reja përfundimisht kanë hyrë në fuqi nga 1 qershori.
Në një mesazh që i është dërguar përdoruesve, Google ka njoftuar: “Po ju shkruajmë për t’ju bërë të ditur së kohëve të fundit kemi paralajmëruar udhëzime të reja për ruajtjen e të dhënave të Gmail. Google disc (përfshirë dokumente, tabela, prezantime, skica etj) apo Google Photos. E tërë përmbajtja e juaj mund të fshihet”, transmeton Telegrafi.
Por nuk ka hapësirë për panik, pasi që nëse rregullisht i përdorni llogaritë e juaja, këto ndryshime të reja nuk do të ndikojnë tek ju.
Google po i aplikon këto ndryshme në një përpjekje për të liruar serverat dhe llogaritë që nuk përdoren prej vitesh.
“Nëse nuk jeni aktiv prej dy vitesh (24 muaj) në Gmail, Disc apo Photos, mund të fshijmë përmbajtjen e juaj. E nëse tejkaloni kapacitetet e hapësirë për dy vite, ndoshta do t’ju fshihmë përmbajtjet nga Gmail, Disc dhe Photos”, thuhet ndër tjera në kumtesën e kompanisë.