Media austriake: “Non-paper” për ndryshimin e kufijve në Ballkan po mbahet në dry brenda BE-së

Media austriake APA ka raportuar për “non-papres” për të cilën u raportua se parashihet ndryshimi i kufijve në Ballkan.

Agjencia austriake e lajmeve APA raporton se Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkimit Evropian, po e mban të mbyllur në çelës këtë dokument.

Sipas, APA, dokumenti thotë se nëse propozimet arrijnë në publik, dokumenti duhet të refuzohet.

Sipas mediave sllovene, ky dokument i nënshkruar me propozime për kufij të rinj në ish-Jugosllavi, Jansa, duke anashkaluar rrugën zyrtare, iu dorëzua presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel.