Adil Behramaj, ish-këshilltar i Hashim Thaçit ka reaguar ndaj deklaratave të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla mbrëmë në një medium zviceran ku përmendi vrasjet e pasluftës në Kosovë, shpresë për zgjidhjen e të cilave ajo la të kuptohet se është Specialja.
Behramaj me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Gërvalla po e shemb çdo pritje në aspektin e asaj se edhe kur nuk pret ndonjë skandal nga ajo, këto pritje rrënohen menjëher.
Madje, Behramaj e ka krahasuar gjuhën e qeverisë Kurti me atë të Prokurorisë Speciale në Hagë.
Postimi i plotë:
Zëvendësja e Kurtit, siç parapëlqen ta quaj ai, Donika Gërvalla-Schëarz, njëherësh kryediplomate e Kosovës, është fytyra e pa skuqur e kësaj qeverie, brenda dhe jashtë. Ajo ta shembë çdo pritje. Edhe kur pret që një ditë nuk do të prodhojë skandal, ajo edhe këtë pritje ta rrënon. Gjuha e kësaj qeverie është identike me gjuhën e Prokurorisë së Speciales në Hagë.
“Gjykata Speciale e UÇK-së si proces i shërimit të shoqërisë” është titulli i intervistës së saj në gazetën zvicerane NZZ, që është ndër gazetat më me ndikim në Evropë. Por, çdo ditë e më shumë po bindemi, që vetë kryediplomatja Schëarz ka më së shumti nevojë për shërim. Ajo dhe shumica e anëtarëve të kësaj qeverie, bashkë me homologët e tyre nga Serbia, kanë nevojë për shërim me terapi grupore nga urrejtja patologjike kundër UÇK-së!.