SHSKUK: Po trajtohen vetëm 63 pacientë me COVID-19

Numri i pacientëve që po trajtohen në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, si pasojë e COVID-19, është ulur dukshëm.

Sipas raporteve ditore nga klinikat e QKUK-së dhe shtatë spitaleve të përgjithshme, në trajtim janë 153 pacientë, prej tyre vetëm 63 pacientë COVID-19 pozitivë, 105 me oksigjenoterapi dhe 6 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Klinika e Gjienkologjisë dhe Klinika e Pediatrisë nuk kanë asnjë pacientë me COVID-19, transmeton Klankosova.tv.

Në QKUK janë të shtrirë 92 pacientë, pesë prej tyre janë në gjendje të rënduar. 93 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, pesë në gjendje të rënduar dhe 63 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive, 31 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 61 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 60 pacientë
1 në gjendje të rënduar
29 të konfirmuar pozitivë
42 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 7 pacientë
Spitali i Gjakovës, 11 pacientë
Spitali i Pejës, 20pacientë
Spitali i Gjilanit, 9 pacientë
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë