Manchester City do të përballet me Chelsean në finalen e Champions Leagues nesër që luhet në Porto të Portugalisë.
Në konferencën para ndeshjes, Guardiola tregoi se a do të vazhdojë me Cityn nëse mposhtet në finale.
“Unë do të qëndrojë e Manchester City. Jam i sigurt, pa marrë parasysh çfarë ndodh nesër. Fitorja apo humbja në finale s’do ta ndryshojë të ardhmen time”, u shpreh Guardiola.
Manchester City këtë edicion fitoi Premierligën, ndërsa është shumë pranë të triumfojë në Champions League.