Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë person i vdekur nga koronavirusi, derisa nga 1886 testime, 18 kanë rezultuar pozitive. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 412 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 102.519
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 107.354 raste nga 604.205 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.242 raste të vdekjes.
Numri total i rasteve pozitive është 107.354 raste nga 604.205 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.242 raste të vdekjes.
Rastet pozitive janë nga komunat: Gjilan 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Gjakovë 2 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Istog, Klinë, Mitrovicë, Prishtinë dhe Viti.