Rrëfimi i ushtarit të KFOR-it me mision në Kosovë: Më mungojnë 5 fëmijët dhe gruaja

Takimet me kolegët i ka të hershme. Së bashku me ta vazhdon aktivitetet ditore, të cilat i praktikon në bazë të përgjegjësive që ka.

Cassidy Howard është ushtar nga Iowa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili ka gjashtë muaj që gjendet me mision në Kosovë.

Kur mori lajmin se do ishte me mision në Kosovë, ai filloi të hulumtonte për vendin, njerëzit dhe kulturën, pasi nuk kishte njohuri shumta paraprake.