Pesë mënyra të provuara për të kontrolluar peshën pa dietë dhe pa ushtrime fizike


Ekspertët sugjerojnë:

1. Përtypni mirë dhe ngadalë

Trurit i duhet kohë për ta përpunuar mesazhin se ju keni ngrënë mjaftueshëm. Përtypja e mirë e ushqimit na bën të ushqehemi më ngadalë, si rrjedhojë kjo shoqërohet me konsumimin e ushqimit në sasi më të vogla dhe rritjen ndjesisë së ngopjes. Përkundrazi, sa më shpejt t’i konsumoni vaktet, aq më shumë ndikohet pesha juaj.

2. Konsumoni ushqime të pasura me fibra

Ngrënia e ushqimeve të pasura me fibra gjithashtu mund të rrisë ngopjen dhe ndjenjën e ngopjes. Studimet gjithashtu tregojnë se një lloj i veçantë i fibrave, fibra e trashë, është veçanërisht e dobishme për humbjen e peshës. Fibrat i gjejmë të fasulet, mielli i tërshërës,, lakrat dhe portokalli.

3. Pini ujë rregullisht

Një studim ka zbuluar se konsumimi i gjysmë litri ujë rreth 30 minuta para  vaktit zvogëlon ndjenjën e urisë dhe rrjedhimisht marrjen e kalorive.

4. Flini mirë dhe shmangni stresin

Kur bëhet fjalë për shëndetin, ne shpesh neglizhojmë gjumin dhe stresin. Të dy, në fakt, kanë një ndikim të madh në ndjesinë e oreksit dhe në menaxhimin e  peshës.

5. Konsumoni sa më shumë proteina

Proteinat kanë efekt të rëndësishëm në oreksin tonë sepse reduktojnë urinë dhe rrisin ndjesisë e ngopjes.