Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Mbrotjes, Armend Mehaj, i kanë vizituar ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët janë duke marrë pjesë në ushtrimin “Defender Europe 21”.
Derisa të kryehet ky ushtrim mediat nuk lejohen të jenë të pranishme derisa pas kësaj do të dalin në një deklaratë për media.
Në këtë vizitë është edhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.