Një person nga Karolina e Jugut tha se një ëndërr rreth fitimit të lotarisë e frymëzoi për të blerë tiketën, e cila ia dha çmimin prej 300 mijë dollarësh.
Njeriu nga North Charlesoton, emri i të cilit nuk u bë i ditur, u tha zyrtarëve të lotarisë se kjo ëndërr e shtyu ta blinte tiketën.
“Po ndjehesha me fat atë ditë”, kujtoi burri.
Lojtari u ndal në Rania Mart dhe zgjodhi një biletë gërvishtëse prej 10 dollarësh. Pasi u kthye në veturë, zbuloi se ishte fitues.
“Pata fat. Kjo ta ndryshon jetën”, deklaroi ai.
Fituesi u shpreh se në atë moment vendosi që ta merrte të lirë nga puna pjesën tjetër të ditës dhe u drejtua direkt në Charleson për të kërkuar çmimin e tij.