Këtë të enjte nga ora 10:00 është paraparë që të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës.
Deputetët kanë para vetes një rend dite me tetë pika, ku ndër më të rëndësishmet është ajo rreth arsimit, njofton Klankosova.tv.
Ky është rendi i plotë i ditës:
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2020,
- Formimi i Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
- Formimi i Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media,
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
- Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.