Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot parashikohet të ketë reshje shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
Në fushat termike parashihet rënie kryesisht në vlerat e maksimaleve, derisa temperaturat minimale mbesin po thuaj konstante me ditët e fundit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.