Asociacioni i Komunave ka dhënë takime për takimin me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, rreth masave të reja antiCOVID.
Në njoftim thuhet se në takim është marrë vendim të hiqet ora policore dhe të lejohen ahengjet në fillim të sezonës së verës.
“Tek lirimi i masave, pas konsultimeve me kryetarët e komunave, brenda kësaj jave do të vlerësohet situata dhe pritet të hiqet ora policore dhe nga mesi i qershorit do të lehtësohen edhe masat lidhur me ahengjet.
Pritet që lokalet të lejohen të punojnë deri në ora 12 e natës ndërsa organizimi i dasmave pritet të lejohet nga 15 qershori”, thuhet në njoftimin e lëshuar në faqen zyrtare të AKK-së.