Në takimin mes kryetarëve të komunave dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia për të diskutuar rreth procesit të vaksinimit dhe masave të reja kundër COVID-19 është bërë e ditur se gjatë kësaj jave gastronomia pritet të lejohet të punojë deri në mesnatë.
Sipas njoftimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, lokalet të lejohen të punojnë deri në ora 24:00.
Po ashtu, pritet edhe lejimi i organizimit të dasmave nga 15 qershori.
“Tek lirimi i masave, pas konsultimeve me kryetarët e komunave, brenda kësaj jave do të vlerësohet situata dhe pritet të hiqet ora policore dhe nga mesi i qershorit do të lehtësohen edhe masat lidhur me ahengjet. Pritet që lokalet të lejohen të punojnë deri në ora 12 e natës ndërsa organizimi i dasmave pritet të lejohet nga 15 qershori”, njofton AKK.
Të gjitha këto rekomandime pritet që të votohen në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës.