Shoqata e Gastronomëve ka shprehur pakënaqësi lidhur me kufizimet për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19, përmes një proteste të organizuar para objektit të Qeverisë.
Shprehja e pakënaqësisë nga ana e Gastronomëve është bërë me anë të slloganeve që partitë politike i kanë pasur në zgjedhjet qendrore që u mbajtën më 14 shkurt.
” Krejt dhe Padrejtë”, “Me gastronomët”, “Nëpërkëmbje”, si dhe “Padrejtësia, padrejtësi”.
Kërkesa kryesore e tyre është largimi i masave, hapja e sallave të dasmave, klubeve të natës, pishinave dhe lejimi i mbajtjes së festivaleve.
Ata thanë se shpresa e tyre për rimëkëmbje ekonomike është stina e verës.
Protestuesit i dhanë një mesazh qeverisë: “Çelma verën ose e çeli vetë”.
Nga këtu u tha se protestat e tjera do të jenë me “mosdëgjueshmëri qytetare”.