Haliti pasi u gjobit nga Policia: I ftoj të gjithë qytetarët të mos lëvizin pa maska mbrojtëse

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti ka treguar se është gjobitur nga Policia e Kosovës derisa ishte duke ecur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Në një postim në Facebook, Haliti i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mbajnë maskën për të mbrojtur shëndetin e tyre.

“Sot, derisa po kaloja në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, kisha harruar të vendosë maskën, dhe si rrjedhojë mora një gjobë nga Policia e Kosovës. I ftoj të gjithë qytetarët që, në mbrojtje të shëndetit të tyre dhe të tjerëve, të bëjnë kujdes dhe mos të lëvizin pa maska mbrojtëse”, shkruan Haliti.