Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se në takimin me Kryeministrin Albin Kurti për temë të diskutimit e kanë pasur procesin e dialogut me Serbinë.
“Kemi dëgjuar disa qëndrime të kryeministrit rreth dialogut dhe kam shprehur disa shqetësime të miat dhe AAK-së. Hetojmë mungesë të prezencës së Amerikës në dialog. Mendojmë se kjo është situatë jo e mirë për Kosovën që prish balancime të interesave të Kosovës në dialog. Do të ishte mirë të ngarkohej dikush për temën e dialogut nga SHBA”, është shprehur Haradinaj.
“Ajo që është shqetësuese është se ka konfuzion në agjenda. Nuk shihet agjendë e plotë. Ishin disa shqetësime lidhur me pozicionin e Qeverisë dhe Kurtit. Vërjemë një lloj ikje se Kosova ka bërë luftë çlirimtare dhe UÇK është ushtria që ka sjell lirinë e ndihmuar nga NATO. Kosova nuk mund të barazohet me vendet e rajonit me kriminelë lufte”.
Haradinaj ka thënë se ideja për përfshirjen e SHBA-së në dialog nuk është e re.