Në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po kalojnë ditë të rënda për shkak të koronavirusit, qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti është solidarizuar me popullin amerikan.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, publikoi një foto në Twitter duke u rreshtuar në përkrahje të popullit mik.
Today we put the #US flag on the #Kosova government building; we are deeply saddened that half a million Americans are infected with #coronavirus.
— Albin Kurti (@albinkurti) April 11, 2020
Through the darkest of days, America shone as a beacon of hope for millions & today #WeStandTogether in solidarity.#ThisTooShallPass pic.twitter.com/Aqoo1WbXda
“Sot vendosëm flamurin amerikan në ndërtesën e qeverisë së Kosovës. Jemi shumë të mërzitur që gjysmë milioni amerikanë janë infektuar me koronavirus. Në ditë të errëta, Amerika ndriçon si fener për miliona njerëz dhe sot ne qëndrojmë së bashku në solidaritet. Edhe kjo do të kalojë”, shkroi Kurti në Twitter.