Pas konfirmimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), të 27 rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, 20 prej tyre në Prishtinë.
Në total numri i të prekurve ka shkuar në 277 të prekur me koronavirus.
“Nga 94 mostra të testuara sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, për SARS-Cov-2, njëzet (20) prej tyre kanë rezultuar pozitive në Prishtinë”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Për rastet e tjera, pritet të del më vonë IKSHPK-ja.