Werder Bremeni është përshëndetur nga Bundesliga në xhiron e fundit, pas humbjes në shtëpi nga Monchengladbach 2:4, ndeshje në të cilën realizoi gol ylli kosovar Milot Rashica i cili u inkuadrua në fushë në minutën e 67-të.
Fitorja minimale e Kolnit përballë Schalkes bëri që Werderi të zbresë në pozitën e 17-të në tabelë.
Bashkë me Werderin sezoni e ardhshëm në Bundesliga 2 do të luajë edhe Schalke, ndërsa Kolni do ta luajë sfidën e plejoutit me vendin e tretë në Bundesliga 2.
Ky ishte vetëm goli i tretë i Rashicës këtë edicion në Bundesligë, teksa pas rënies së Werderit, ai pritet të gjejë skuadër të re në verë.
Ndërkohë Bayerni, Leipzigu, Dortmundi dhe Wolfsburgu do të luajnë në Ligën e Kampionëve edicionin e ri, ndërsa Frankfurti dhe Leverkusen në Ligën e Evropës. Unioni Berlini do të jetë pjesë e plejofit për Conference Ligë.