Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kërkuar që të largohen masat kufizuese për sektorin e ekonomisë, të cilat ishin vendosur si pasojë e parandalimit të përhapjes së COVID-19.
“Sot, as 2 % e të testuarve nuk kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Koha është që masat kufizuese për secilin sektor të ekonomisë të largohen”.
“Koha që verën ta presim të hapur dhe me gjallërinë me të cilën karakterizohet. Turizmi veror (vizitat nga mërgimtarët) janë infuzioni i domosdoshëm për ekonominë tonë”, ka shkruar Rukiqi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.