Seanca e radhës për rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj është caktuar që të mbahet të premten.
Kjo është bërë e ditur nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, të cilët kanë caktuar datën 28 maj në ora 11 konferencën e radhës në ora 11:00.
Kjo është konferenca e pestë me radhë që mbahet lidhur me ecurinë e çështjes në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt të cilët janë duke u mbajtur në paraburgim në Hagë.
Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nicollas Guillou, është udhëheqësi i kësaj seance dhe nga ai është kërkuar që mbrojtja dhe Prokuroria e Specializua të dërgojnë parashtresat e tyre me shkrim më së largu deri të mërkurën në orën 16:00.
Drejtuesit OVL- UÇK-së janë në paraburgim që nga viti i kaluar. Ata u arrestuan më 14 dhjetor të vitit 2020, derisa mbi ta rëndojnë akuza që kanë të bëjnë me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.