Aksident te rrethi i madh në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 22:00 në rreth-rrotullimin Prishtinë-Fushë Kosovë ku si pasojë janë lënduar katër persona.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 22:00 në rreth-rrotullimin Prishtinë-  Fushë Kosovës, ka ndodhur një aksident i komunakcionit rrugo në mes të dy automjeteve në lëvizje”.

“Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti