Aguero arrin marrëveshje verbale me Barcelonën

Sergio Aguero ka gjetur skuadrën e re shumë shpejt pasi njoftoi largimin e tij nga Manchester City.

Sulmuesi argjentinas ka arritur marrëveshje verbale me klubin e Barcelonës dhe do të nënshkruajë kontratën menjëherë pas finales së Ligës së Kampionëve, e cila zhvillohet më 29 maj, sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano.

32-vjeçari do të nënshkruajë kontratë dy-vjeçare, deri në qershorin e vitit 2023. 

Aguero e gjen në skuadër bashkëkombësin e tij, Lionel Messi, që me këtë lëvizje duket se do të jetë pjesë e Barçës së paku edhe për një sezon.