Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq pas takimit të djeshëm që ka pasur në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor ka thënë se atmosfera në takim ka qenë korrekte dhe se nuk ka pasur ndonjë provokim, por që siç ka thënë ajo nuk ka pas ndonjë bisedë direkte me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.
“Nuk kemi pas ndonjë bisedë direkte dhe nuk kemi shkëmbyer ndonjë fjalë, porse morën pjesë bashkë dhe atmosfera ishte korrekte dhe nuk kishte provokime”, ka thënë ajo.
Bërnabiq gjithashtu ka folur për dokumentet e publikuara ‘Non paper’.
“Gjatë mbrëmjes gjithashtu është përmendur edhe temat si ajo për ‘Non paper” por që nuk kemi hyrë në detaje, pra është përmendur vetëm si çështje e cila mund të ndikojë në situatën dhe stabilitetin në rajon”, tha Bërnabiq.