Real Madrid planifikon t’i ofrojë Benzemas kontratë të re

Real Madridi është i kënaqur me formën e treguar nga Karim Benzema në këtë edicion dhe po planifikojnë që t’i ofrojnë kontratë të re.

Sulmuesi francez e ka mbajtur të gjithë barrën e ekipit mbi supet e tij në këtë edicion dhe po mos të ishte forma e tij e lartë, ndoshta nuk do të ishin në garë për titullin e La Ligës.

Kështu, sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Los Blancos duan t’i ofrojnë Benzemas një kontratë të re.

Marrëveshja e tij aktuale skadon në vitin 2022, mirëpo Real Madridi dëshiron ta blindojë atë deri në atë 2023.

Nuk ka nxitim nga të dyja anët për të rinovuar kontratën, mirëpo një gjë e tillë do të ndodhë para edicionit të ri.