City e feston titullin me një rekord të ri

Manchester City e festoi me një triumf me përmbysje, titullin e 7-të në historinë e klubit, pasi arriti të fitonte në St James Park me rezultatin 3-4.

Krafth i dha avantazhin qymyrxhinjëve shumë shpejt, por brenda pjesës së parë Joao Cancelo dhe Ferran Torres kthyen rezultatin në favor tē skuadrës së Guardiolës. 

Megjithatë Newcastle ende nuk e kishte thënë fjalën e fundit në këtë sfidë dhe fillimisht barazoi shifrat me brazilianin Joeliton me penallti në minutën e 6-të shtesë të fraksionit të parë. Në minutën e 62-të Willock kaloi në epërsi skuadrën e Steve Bruce por për 2 minuta në të 64-ën dhe 66-ën Manchester City realizoi dhe 2 herë të tjera me spanjollin Ferran Torres, duke marrë një tjetër fitore në kampionat me shifrat 3-4. 

Ky ishte suksesi i 12-të rresht për Manchester City-n përsa u përket ndeshjeve në transfertë duke vendosur një rekord të ri në Premier League.