Çështjet financiare te Interi mund të detyrojnë “Nerazzurët” të sakrifikojnë Lautaro Martinezin dhe Real Madrid thuhet se është i gatshëm të bëjë një ofertë për argjentinasin.
23-vjeçari ka bërë përshtypje vitet e fundit dhe shënoi 16 gola në 36 ndeshje të Serie A deri më tani këtë sezon.
Vitin e kaluar, ai ishte afër bashkimit me Barcelonën, por marrëveshja nuk u realizua për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Tuttosport raporton se ai mund të sakrifikohet këtë verë për të ndihmuar Interin në problemet e tyre financiare dhe gazeta pretendon se një ofertë e madhe mund të mbërrijë nga Spanja.
Gjiganti i La Ligas, Real Madrid është i interesuar për përfaqësuesin argjentinas dhe raporti pretendon se ata do t’i ofrojnë sulmuesit një kontratë me vlerë 9 milionë euro në sezon, dy herë më shumë sesa Interi është i gatshëm të ofrojë në rinovimin e mundshëm.
Gazeta pretendon se Real Madrid do të ofrojë 90 milionë euro.