Lirimi i masave kundër COVID-19 në vendet evropiane ka bërë që numri i mërgimtarëve që vijnë në Kosovë të rritet.
E në ditë festash padyshim që numri i udhëtarëve rritet edhe më shumë.
Nesër teksa shënohet festa e Kurban Bajramit mijëra mërgimtarë kanë ardhur për vizitë në familje, njofton Klan Kosova.
Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” tha se vetëm këtë të mërkurë janë paraparë 50 fluturime.
“Në datat 1 deri 12 maj janë operuar 134 fluturime komerciale me 22 mijë e 500 udhëtarë ne ardhje dhe 14 mijë në shkuarje. Që nga heqja e karantinës nga shteti zviceran për udhëtarët nga Kosova, janë shtuar rreth 40 fluturime shtesë gjatë muajit maj”.
“Ndërsa vetëm sot janë paraparë 50 fluturime”, tha Gara.
KlanKosova.tv ka siguruar edhe numrin e udhëtarëve që kanë hyrë nëpërmjet kufijve ajror.