Lionel Messi mund të mbetet te Barcelona. Mediat spanjolle kanë raportuar të martën se ylli argjentinas është në bisedime të avancuara me klubin spanjoll.
Kontrata aktuale e Messit skadon në fund të këtij edicioni.
Presidenti i klubit të Barcelonës, Joan Laporta ka nisur bisedimet me lojtarin për ta bindur të mbetet në “Camp Nou”.
Drejtuesit e klubit spanjoll thuhet se janë të gatshëm t’i plotësojnë kërkesat e lojtarit.
Messi këtë edicion me katalunasit në të gjitha garat ka shënuar 36 gola dhe ka bërë 14 asistime.