Gjatë së dielës në Kosovë janë vaksinuar 160 persona.
Imunizimi me vaksinat “Pfizer”, donacion nga Bashkimi Evropian, ka vazhduar edhe të dielën, ndërkohë që kanë mbetur edhe rreth 1.300 doza në dispozicion nga 4.860 sosh të dhuruara së fundi. Gjithsej nga BE-ja, Kosova do të përfitojë 95.000 doza të “Pfizerit”.
Prej 29 marsit kur në Kosovë filloi vaksinimi antiCOVID e deri tash u vaksinuan rreth 28 mijë persona.
Kosova më herët përfitoi edhe 24 mijë vaksina të “Astra Zenecas” përmes programit COVAX, po ashtu falas.
Të premten kryeministri Albin Kurti pati premtuar se së shpejti pritet kontingjenti tjetër me vaksina.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19 nga fillimi i pandemisë është rritur 2.208, kurse i të prekurve në 97.675.
Në Kosovë janë 6.559 raste aktive me COVID-19.