Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 14 raste të vdekjeve dhe kanë rezultuar 135 raste të reja nga 1 mijë e 993 mostra të marra.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve janë shëruar edhe 298 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë kryer gjithsej 740 mijë e 5 testime, ku nga këto pozitiv kanë rezultuar 154 mijë e 26 raste, janë shëruar 137 mijë e 962 pacientë, kanë vdekur 5 mijë e 93 njerëz ndërsa vazhdojnë të mbesin edhe 10 mijë e 971 raste aktive.