Tragjedia e familjes nga Gjilani, ishin me pushime te Gjiri i Lalzit, vdiqën nga kërpudhat

Tre anëtarë të një familje nga Gjilani i Kosovës ndërruan jetë në Shqipëri për shkak të helmimit nga ushqimi. Dy ndërruan jetë dje dhe i treti sot. Viktimat janë Elfete, Afrim dhe Ferzinaze Haliti.

ABC raporton se familja nga Kosova ishte vendosur në një shtëpi me qira në Gjirin e Lalzit ku po qëndronin me pushime prej disa ditësh.

Shkak i vdekjes dyshohet se kanë qenë kërpudhat, që po sipas të dhënave të para dyshohet se i kishin mbledhur në pyll dhe i kishin konsumuar.

Policia nuk ka bërë asnjë njoftim për rastin e rëndë, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë dy mjekët e spitalit të Durrësit që i kanë pritur për t’u dhënë ndihmën e parë, por pa mundur t’i shpëtojnë.