Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Shqipëri ku tre anëtarët e familjes Haliti nga Gjilani, kanë vdekur.
Dyshimet e para janë që nëna e djali me bashkëshorten, kanë ndërruar jetë si pasojë e helmimit në ushqim, ndërkohë që mbetet të konfirmohet nga autoritetet shqiptare.
Dhembjen për këtë tragjedi e kanë shprehur familjarë e qytetarë të shumtë.
E edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka shpreh ngushëllime për familjarët e gjerë të kësaj familje dhe ka uruar që sa më parë të ndriqohet rasti nga autoritet e Shqipërisë.