Aplikacioni i njohur i mesazheve “WhatsApp” ka sqaruar se si do t’i trajtojë përdoruesit që nuk pranojnë t’i përditësojnë kushtet dhe politikat e aplikacionit. Informata është postuar në uebfaqen zyrtare të kompanisë. Për ata që s’i pranojnë kushtet e reja të kompanisë, aplikacioni do të nisë të shfaqë vazhdimisht njoftime me kërkesën për t’i pranuar ndryshimet.
Pas një periudhe disa javëshe, përdoruesit do të shohin një njoftim të pandërprerë e nëse vazhdojnë të mos pranojnë, do të limitohen funksionet e aplikacionit. Në këtë modul të limituar, përdoruesit nuk do të mund të shohin listën e tyre të bisedave. Nëse marrin ndonjë mesazh, do të mund ta hapin vetëm përmes njoftimit në telefon. Fillimisht mund të pranohen edhe thirrjet telefonike dhe ato me kamerë. Më pas edhe këto do të ndalen.
“WhatsAppi” nuk ka dhenë datë të saktë se kur do të nisin këto funksione. Ende s’është e qartë nëse përdoruesve do t’u dalin njoftimet për ndryshim kushtesh nga data 15 maji që ishte përmendur më herët.
Kompania është zotuar se s’do të fshijë llogari të përdoruesve.
Ndryshimet në “WhatsApp” janë fokusuar kryesisht kah interaktiviteti mes bizneseve, ndërsa ato do të bëhen publike më vonë.