Disa rekorde botërore mund të jetë e pamundur që të thyhen. Mbi të gjitha, jo të gjithë mund të stërviten si Usain Bolt dhe mund të bëjnë një vrapim prej 100 metrash në vetëm 9.58 sekonda.
Jo gjithçka është përtej arritjes së njerëzve, pasi ka disa arritje që njerëzit mund të kenë sukses t’i mposhtin, edhe në komoditetin e shtëpive të tyre.
Brigh Side na sjell veprimet që mund të bëhen. Vetëm thirreni mikun tuaj për t’ju ndihmuar dhe mos harroni të regjistroni përpjekjet tuaja për prova në video, shkruan Brightside, transmeton Klan Kosova.
- Koha më e shpejtë për të pirë 502 mililitra ujë
Rekordi për t’u thyer: 1.75 sekonda (dhjetor 2014) - Britma më e lartë (nga një individ)
Rekordi për t’u thyer: 129 dBA (tetor 2000) - Më së shumti maica të veshura në një minutë
Rekordi për t’u thyer: 35 maica (janar, 2021) - Më së shumti sheqerka të ngrënë në një minutë
Rekordi për t’u thyer: 25 sheqerka në formë standarde (mars 2013) - Koha më e shpejtë për të ngrënë një pjatë shpageta
Rekordi për t’u thyer: 100 gramë shpageta në vetëm 26.69 sekonda (shtator 2017) - Shuma e fluskave të fryera nga një fryerje e vetme
Rekordi për t’u thyer: 1431 fluska (shtator 2020) - Koha më e shpejtë për të shkruar alfabetin në një tastierë telefoni
Rekordi për t’u thyer: 3.91 sekonda (shtator 2020) - Më së shumti hamburger të ngrënë në 3 minuta
Rekordi për t’u thyer: 12 hamburgera me masë mesatare (korrik 2014) - Thurjet më të shumta me grep
Rekordi për t’u thyer: 5118 qepje në 30 minuta (qershor 2015) - Më sëshumti shënime ngjitëse të mbërthyera në fytyrë për 30 sekonda
Rekordi për t’u thyer: 38 ngjitëse - Rregullimi më i shpejtë i shtratit
Rekordi për t’u thyer: Një shtrat i madh në 1 minutë e 9 sekonda (tetor 2018) - Më së shumti palloma tualeti të balancuara mbi kokë
Rekordi për t’u thyer: 56 palloma tualeti (nëntor 2020) - Më së shumti duartrokitje në një minutë
Rekordi për t’u thyer: 1103 duartrokitje - Më së shumti kërcime me një këmbë në një minutë
Rekordi për t’u thyer: 257 kërcime (mars 2021)