Tayna publikon fotografi nga pushimet në Ishujt Maldive: Ndoshta nuk kthehem më

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Për këtë ajo ka zgjedhur destinacionin e largët të ishujve Maldive, për të kaluar disa ditë jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme.


E teksa ndodhet atje, ajo po i mban të zhurnuar fansat me fotografi dhe video të ndryshme nga momentet e këndshme që po shijon atje.

Foto: Tayna/InstaStory

Në një set fotografish të publikuara së fundmi në rrjetin social Instagram, reperja nga Prizreni zbuloi linjat e saj atraktive të trupit në një paraqitje me bikini.

Ndërkohë, për t’i bërë edhe më interesante këto imazhe, ajo shkroi në mbishkrimin e tyre se po e mendon në të kthehet apo të mos kthehet nga ai vend sërish.

“Jam në pushime të majit, mund të kthehem ose mund të mos kthehem …”, ka shkruar Tayna në Instagram.

Reperja, emri i vërtetë i së cilës është Doruntian Shala, ka qenë mjaft aktive në tregun muzikor gjatë këtij viti me projekte të shumta, teksa kënga e fundit që solli ishte “WTF” në bashkëpunim me Ivorian Doll.