Ekipi nga Suhareka, Golden Eagle Ylli e ka mposhtur Pejën në ndeshjen e parë finale në Superligën e Kosovës në Basketboll me rezultat të përgjithshëm 75-83.
Ylli ishte që nga fillimi në epërsi duke arritur që ti fitoj tre çerekët e lojës, ku çerekun e parë e fitoi me rezultat 16-22, çerekun e dytë 17-20, çerekun e tretë e fitoi Peja me rezultat 22-19 ndërsa çerekun e fundit e fitoi Golden Eagle Ylli me rezultat 20-22, njofton KlanKosova.tv
Lojtarët më të dalluar në këtë takim ishin Kastrati i Golden Eagle Ylli me 25 pikë të shënuara dhe Dendy i Pejës me 17 sosh.
Kujtojmë se cilado nga këto dy ekipe që arrin t’i shënoi 3 fitore në këtë seri, shpallet kampion i këtij edicioni në Superligën e Kosovës në Basketboll.