60-vjeçari Shefqet Makshana nga Vitomirica e Pejës ka mbetur i vrarë pas plagëve të marra nga një sulm me thikë që ka ndodhur mbi të nga dy të dyshuar.
Në familjen e tij, thonë se nuk e dinë se si ka ardhur derisa tek konflikti mes tij dhe fqinjëve që ka përfunduar tragjikisht.
“Nuk e di që kemi pasë diçka. Para dy ditë kam qenë këtu në iftar. Sikur të kishte pasur ndonjë mosmarrëveshje do të më tregonte”, ka thënë për Klan Kosova, vëllai i të vdekurit.
“Sot më lajmëroi gruaja e tij se ai ka vdekur, ajo nuk e di si ka ndodhur rasti. Në rrugë ka ndodhur rasti, ai ka qenë duke ardhur për në shtëpi. Ka qenë në shitore. A i kanë dalë në prit a si ka ndodh nuk e di”.
“Nuk e kemi marrë trupin, as asnjë nuk dimë asgjë. Nuk është dashur të ndodhë kjo”.