Theret për vdekje një burrë në Vitomiricë të Pejës

Sot rreth orës 13:00 ka ndodhur një vrasje me thikë në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 13:00 Policia ka mësuar për një mosmarrëveshje/përleshje në fshatin Vitomiricë të Pejës”.

“Një person gjatë përleshjes ka pësuar lëndime pasi është therur me thikë. Menjëherë është dërguar në spitalin rajonal të Pejës dhe rreth orë 13:25 mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij”.

“Dy të dyshuar lidhur me rastin janë arrestuar dhe janë duke u intervistuar”.