Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, tha se brenda gjashtë muajve Qeveria do të gjej zgjidhje afatgjate e cila nuk ka ndodhur 20 vjetët e fundit sa i përket faturimit të rrymës në veri të vendit, raporton EO.
“Ne si Qeveri e kemi marr seriozisht jemi duke biseduar me institucionet kosovare dhe gjatë javës tjetër do të riaktivizojmë grupin punues”.
“Ne jemi në rrugë të drejtë të zgjidhjes së këtij problemi. Ne shpresojmë që në fund të gjashtë muajve do të kemi një zgjidhje afatgjate që nuk e kemi pasur 20 vitet e kaluara”.