Një grua 25-vjeçare në Mali lindi nëntë foshnja, dy më shumë sesa zbuluan mjekët gjatë skanimeve. Halima Cisse i lindi 9 foshnjat në Marok, pasi qeveria e Malit e dërgoi atje për trajtim më të specializuar.
Halima solli në jetë pesë vajza dhe katër djem.
“Jam i lumtur, shumë, shumë i lumtur. Gruaja ime dhe foshnjat janë shumë mirë”, tha bashkëshorti i 25-vjeçares.
Është jashtëzakonisht e rrallë të lindësh nonuplets, 9 foshnja përnjëherë dhe komplikimet gjatë lindjes shpesh çojnë në humbjen e jetëve të foshnjave, por ky nuk ishte rasti.
Dy rastet e para me nonuplets janë shënuar njëri në Australi në vitin 1971 dhe një tjetër në Malajzi në 1999. Por te të dyja rastet asnjë nga foshnjat nuk mbijetoi.
Ndërsa në 2009-ën një grua në SHBA solli në jetë oktuplet e para, pra 8 foshnja, përmes fekondimit in vitro dhe të teta foshnjat mbijetuan.