Presidenti Thaçi ia kërkon edhe njëherë Kurtit mandatarin për Qeverinë e re

Presidenti Hashim Thaçi i ka dërguar letër kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për t’ia kërkuar mandatarin për Qeverinë e re.

Ai i ka shkruar se është në pritje të kërkesës që ia kishte përcjellë me datë 2 prill, për të propozuar kandidatin për kryeministër.

“Ju rikujtoj që Lëvizja Vetëvendosje në pajtim me Nenin 95 të Kushtetutës, vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 1 korrik 2014 dhe Vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 6 tetor 2019, është subjekti politik që ka fituar shumicën në Kuvend për të formuar Qeverinë dhe ka të drejtën e propozimit të kandidatit/es për të formuar Qeverinë”.