Në Maqedoni të Veriut po vazhdon të bie numri i të prekurve me COVID-19, por mbetet i lartë numri i vdekjeve si pasojë e këtij virusi.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur të martën, se në 24 orët e fundit kanë vdekur 31 persona si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë shënuar 67 raste të reja pozitive nga 1.169 teste.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve në këtë vend nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 4.992, derisa i të prekurve në 152.814. Raste aktive mbeten 13.169.